ATK: Zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve

ATK ka njoftuar se është zgjatur afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e pasqyrave financiare.

Bazuar në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 15/2021 të datës 29.03.2021, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, thuhet në njoftim.

Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore zgjatet sipas tabelës për këto lloje të tatimeve dhe këto periudha tatimore:

Lloji i tatimit / formulari Shkurtesa Periudha Afati i deklarimit Afati i pagesës
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura Personale PD 2020 30 Prill 2021 30 Prill 2021
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura të Korporatave CD 2020 30 Prill 2021 30 Prill 2021
Deklarata vjetore për Ortakëritë DO 2020 30 Prill 2021
Deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI PF 2020 30 Prill 2021

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me Legjislacionin tatimor në fuqi.

Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor, thuhet në njoftimin e ATK-së.