Mbi gjysmë milioni tiketa në tetë muaj për shoferët e papërgjegjshëm, gati çdo i treti banor i Kosovës ka marrë gjobë

Aksidentet e trafikut me fatalitet sipas të dhënave të policisë këtë vit kanë shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Vetëm gjatë javës së fundit, pesë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidenteve fatale, raporton express.

Sipas të dhënave të Policisë, në periudhën janar-gusht të këtij viti, numri i aksidenteve me lëndime është rritur për 91 raste.

“Në periudhën janar-gusht 2025 janë regjistruar 5 mijë e 927 aksidente me lëndime, ndërsa janë lënduar 11 mijë e 393 persona. Në periudhën janar-gusht 2026 janë regjistruar 6 mijë e 18 aksidente me lëndime, ndërsa janë lënduar 11 mijë e 110 persona. Nga janari deri në gusht, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 541 aksidente, 76 prej të cilave kanë qenë fatale, ku si pasojë kanë humbur jetën 77 persona. Gjatë së njëjtës periudhë, nga janari deri në gusht të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar 68 aksidente fatale, ku si pasojë e tyre kanë humbur jetën 77 persona”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por për dallim prej viteve të tjera nga Policia kanë thënë së këtë vit ka pasur aksidente të shumta edhe të vozitësve të motoçikletave.

Sipas të dhënave zyrtare, 14 persona kanë vdekur në aksidente me motoçikleta vetëm gjatë tetë muajve të këtij viti.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, vlerëson se faktori rrugë, së bashku me shpejtësinë, janë ndër shkaktarët kryesorë të këtyre aksidenteve.

Sipas Policisë, si masë ndëshkuese gjatë tetëmujorit të parë të vitit 2026, janë shqiptuar mbi gjysmë milion tiketa.