E dhimbshme: Njëri nga pesë të vdekurit e sotëm nga COVID-19 është një 44-vjeçar

Pesë kosovarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, në mesin e tyre edhe një 44-vjeçar nga Prishtina, raporton Mediafokus.info.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”, ka bërë të ditur IKSHPK.

Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 321 raste të reja pozitive./Mediafokus.info/