E dhimbshme: Prekazi humb edhe një ish-luftëtar të UÇK-së

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së nga Prekazi, Sabit Fazliu. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Lajmi për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Sabit Fazliu nga Prekazi më pikëlloi shumë.

Sabit Fazliu ishte ushtar i Brigadës 114 ZO e Drenicës.

Sabiti ishte atdhetar e burrë i fjalës, i dashur me të gjithë, plot energji e batuta të këndshme.

Ngushëllime të sinqerta familjes Fazliu, miqve dhe bashkëluftëtarëve.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.