E dhimbshme: Valentina e humb betejën me sëmundjen e rëndë
Valentina Ibrahimi nga Ferizaj e ka humbur betejën me sëmundjen e leukemisë akute. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare, derisa po trajtohej në Turqi, raporton Mediafokus.info.
Kryetari i kësaj Komune, Agim Aliu, ka thënë se në lulen e rinisë u shua e reja që preku zemrat e kosovarëve.
“Një yll iu bashkua qiellit sonte. Shpirti i bardhë i Valentina Ibrahimit, nuk arriti ta mposhtë të fshehtën sëmundje që për pak ditë ia mori jetën. Në lulen e rinisë, u shua e reja që preku zemrat e mijëra bashkëqytetarëve që u ngritën në këmbë, përpjekjet tona dhe të qindra vullnetmirëve, ishin për të ndihmuar në shërimin e saj.
Shumë dhembje, shumë lot. Fjalët nuk kanë forcë ta përshkruajnë pikëllimin.
Ngushëllime familjes Ibrahimi, shokëve e shoqeve të Valentinës, aktivistëve e të gjithë kontribuesve që u solidarizuan për shërimin e saj!”, ka shkruar Aliu./Mediafokus.info/

