Specialja konfirmon dorëzimin e aktakuzës kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Zyra e Prokurorit të Specializuar në një përgjigje ka konfirmuar se më 28 tetor kanë dorëzuar aktakuzën kundër Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

“Më 28 tetor Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar Presidenten me kërkesën për caktimin e gjyqtarit të Procedurës Paraprake. Kjo nënkupton që Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën për shqyrtim nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake. Siç shihet, Gjyqtari i Procedurës Paraprake është caktuar për rastin BC-2020-17”, thuhet në përgjigjen e Speciales per Express.

Sipas rregullave të Speciales, gjyqtari i Procedurës Paraprake brenda 6 muajve duhet të konfirmojë apo hedh poshtë propozim aktakuzën.

Gucati dhe Haradinaj prej më shumë se një muaji janë duke qëndruar në qendrën e paraburgimit në Hagë, meqë janë arrestuar si pasojë e publikimit të disa dokumentave të Dhomave të Specializuara.

Kjo nga Haga është parë si përpjekje për frikësim të dëshmitarëve.