E dhimbshme: Vdes gruaja shtatzënë, mjekët shpëtojnë foshnjën

Një 27-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë sonte në spitalin e Gjilanit.

Ajo, ishte dërguar pa shenja jete në spital ndërsa mjekët kanë arritur ta nxjerrin të gjallë foshnjën nga barku i nënës.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar Nisret Hajrullahu, drejtor i spitalit rajonal të Gjilanit.

“Gruaja, ka ardhur pa shenja jete, kemi intervenuar, fëmijën e kemi nxjerrë të gjallë dhe përkundër angazhimit të ekipeve mjekësore nuk kemi mundur ta rikthejmë në jetë nënë e foshnjës”, ka thënë ai për Reporteri.net.

Ai ka treguar se momentalisht gjendja e fëmijës është mirë.

“Gjendja shëndetësore e fëmijës momentalisht është stabile”, ka deklaruar Hajrullahu.