E dhimbshme, vdes nga COVID-19 profesori i njohur kosovar
Betejën me virusin COVID-19 e ka humbur sot profesori i njohur i arkitekturës, Bujar Bajqinovci, raporton Mediafokus.info.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook, ish deputeti i LDK’së, Bardhyl Meta.
“Kushdo që e ka njohur Bujarin – kurdoherë dhe ne çfarëdo rrethane – e mban mend si një personalitet krejtësisht të veçantë, një djalosh e burr jashtëzakonisht të përkushtuar për pushtimin e dijeve te reja, një profesor të mrekullueshëm arkitekture, një intelektual shumëdimensional, dhe gjithsesi – një Rocker tē pasionuar të muzikës, artit dhe bukurës”, ka shkruar Meta./Mediafokus.info/

