E dhimbshme: 1 vjeçari që vdiq nga goditja e veturës është Joan Rrustemi

Një fëmijë i lindur në vitin 2023 ka ndërruar jetë pas plagëve që i ka marrë nga goditja e një veture në Hajvali të Prishtinës.

Foshnja ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare.

Lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00,  kami pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali.  Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një  person (lindur në vitin 2023).  Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Derisa familjarët kanë njoftuar për vdekjen e foshnjës në rrjete sociale.