Sot hapet fushata zgjedhore dhjetëditore

Sot në Kosovë nis zyrtarisht fushata 10-ditore për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, e cila zgjatë dhjetë ditë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të marrin pjesë 28 subjekte politike me kandidatët e tyre, të cilët pretendojnë të marrin vota të mjaftueshme për të zënë ulëse në parlament.

Sipas KQZ-së, Kosova ka 1.794.862 votues brenda vendit, pa ata të diasporës, 143 mijë më pak se në zgjedhjet paralamentare të vitit 2019.

Arsyeja se përse ka më pak votues në këto zgjedhje është për shkak se KQZ-ja ka vendosur që t’i largojë nga lista 122 mijë e 421 persona të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuar nga UNMIK-u.

Sipas KQZ-së, dokumentet e UNMIK-ut nuk shërbejnë për t’u identifikuar në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.

Po ashtu, KQZ-ja ka larguar nga lista votuese edhe 11 mijë e 86 persona të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak se kanë vdekur.

Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

KQZ ka miratuar edhe fletëvotimin dhe broshurën për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.