E dikush as këtë fjalë të ëmbël nuk e përjetoi kurrë!
Aktivistja për të drejtat e grave, Makfire Uzunaliq ka ngushëlluar miken e saj, mësuesen Ismete Veselin, në përvjetorin e 45-të të vdekjes së djalit të vetëm, Arianitit.
‘Ismete, sot për ty është një ditë e rëndë dhe plot emocione për djalin e vetëm, Arianitin!
Një ditë që të lëndon dhe vret!
Mirëpo nënat që përjetojnë kësi lloj tragjedie janë të forta dhe burrërore!
Ti je e tillë!
Jeto me kujtimet e ëmbla që pate fatin me të thirrë Mamë!
E dikush as këtë fjalë të ëmbël dhe plot dashuri nuk e përjetoi kurrë!
Prandaj ji krenare që e pate dhe jeto me kujtimet e ëmbla që i kalove me të.
U prehtë në lule të Parajsit, s’bashku me babain Abdylazizin!’ ka shkruar Uzunaliq./Mediafikus.info

