E dini sa ullinj e sa mullinj kishte Ulqini para 140 vitesh

Sipas të dhënave të Principatës së Malit të Zi nga viti 1880, në Ulqin kishte 67.276 pemë ulliri, ose mesatarisht, 48 rrënjë për një shtëpi.

Ulqini atëherë kishte 28 mullinj për vaj të ullirit dhe bluarjen e drithërave, ose mesatarisht një mulli për pesëdhjetë shtëpi.

Vaji i ullirit është eksportuar kryesisht në Itali, shkruan ul-info.com

Në vitet e frytshme, çmimi i tij ishte 0,70 lira italiane për një kilogram.

Në periudhën prej më 1881 deri në vitin 1889, anijet Ulqinake kanë transportuar 279.180 kilogramë vaj ulliri.

Hulumtimet të cilët në vitin 2015 i kanë kryer ekspertët nga Turqia kanë treguar se disa ullinj nga Ullishta e Ulqinit janë të vjetër gati dy mijë vjet.

Po ashtu, shkenca vërtetoi se sa më i moçëm është ulliri aq më cilësor është vaji.

“Kjo do të thotë se çdo pemë ulliri është më e vlefshme se cilido hotel apo objekt i cili do të ndërtohet në këtë vend unik të natyrës”, pohon ekologu nga Gjermania Dr. Mihael Miler.

Ky dashamirë i bukurive natyrore të Ulqinit shton se kjo gjë duhet të kuptohet në vendin i cili së shpejti feston tre dekada nga shpallja e shtetit ekologjik.