Rrëfim: Nuk m’njofti as gruja jeme

Sabit Rrustemi

Mas plojës Gillanit, na u ftofën morrat. Burrnimi qi ishmi mshef dej n’atë kohë neper male, zumë si tinëz me u kthye neper shpia. Niherë, na do ma t’ri, e mas ni kohe, ata shka ishin ma pleq, se u ftof moti, dimën i shtirë e kapi n’tana antë. S’kish qysh me nejtë ma as baba Hajdin. Se shka e pat prekë n’qafë natën, qaty ner Kolibe, n’ Gudinë, hiç se di, vej ke ba, mos vet. Qare s’ke pa e pru n’shpi. Po, shyqyr Zotit, qilloi nja i joni me ta ( me rojën partizane – partizanska shtraza, ), Demiri i Jetishit, edhe s’e ngucën. ” Na des udhës, qysh koka ba, ky plak”, ju tha, edhe hinen n’aher e ja murren Atin. Ju dhimtë n’shpirt, po apet, shpirti i tij ma i amel.
Nja dy jav qaty mas arbainit ( n’kallnor ) dulë edhe kah na ni brigade partizane , me Velk Vukotiqin komandant, e Veli Deven Komisar, edhe na mobilizuen mue e Shaipin.
Ku e dijshmi kah po na qojnë, a shka po bajnë me neve
” Hajt babës, n’dorë t’ktyne e t’Zotit. Vej shka ka thanë Aj, i koshmi falë, bahet , edhe s’un i pshtojmë hiç”, na tha qashtu i shtritë n’shtrat, baba.
“Vallahi , vej mos mujsha mu que n’kamë se, ku jini e ku s’jini ka me ju gjetë”, na tha.
Edhe hajt bac, e n’Peqenë, kah Sefertë , Ostrovicës neper Rushtaj e ramë n’Dunav.
Te Demojtë kur jemi zdjergë, qysh kem mujtë, qashtu n;’kamë, kemi hanger ka pak bukë, edhe teposhtë e n’Zheger, e hajt birë e per Gillan. N’Kmetoc e kemi ba naten, neper shpia e neper pleme, qysh kemi mujtë. Ishim k’putë tu hecë, pasha Zotin n’ujë me na pas qitë, mu hidhke menja qi na merr gjumi, se leje ma n’kashtë.
Po nja ni javë, qashtu kemi hecë e ven s’kemi lanë pa shkelë n’krejt rrashin e Moraves, kah e kapë.
Na u shkyjten edhe apangat. Do pare shka i patum marrë me veti, i harxhumë, po me thanë qi do t’na qinrojnë edhe t’rejat, jo tybe ! Sa apanga i kanë shtjerrë k’to kamë e hala hecin …
Herë me bukë e herë t’untë, me tesha t’terta e t’lagta e qysh ish moti, m’rrijtum diqysh n’Ferizaj. Aty, nja dy tri ditë sa nejtum, na mlunë morrat. Aq shumë sa na lodhen. Mue ma m’lshoi takati kejt, ni Shefkin e katunit tonë e do tjerë, kamtë s’na majshin. Tifus, tifus i thojshin. S’ish puna ma me hecë me brigaden.
Shaipi apet ma i fortë, u majke diqysh, unë jo vallahi, as Shefki.
S’kishe qysh m’u la, as tesha me n’rrue, hala lishtë ushtria, derzhava… mos vet per neve.
S’di qysh na nejti shpirti pa dalë, qaty n’Bibaj t’Ferizajit.
Mas ni jave qi na kapi tifuzi, konisari i brigades, Veli Deva, na tha:
– Shkoni niherë n’shpi, pushoni e, si ta merrni veten , e qojmë dikan e vjen ju merr, apet.
Po, qysh m’u kthye n’shpi ? Me kamë t’kujna me shkue ?
Vozilla si sod, s’kish. Me mujtë me jav que naj haber e me ardhë e me na marrë, jo …
Shka me ba ? Unë, kshyr Shefkin, Shefki, mue… edhe hajt birë, jemi nis me u kthye per shpi. Udhen e dijshmi, po Ferizaji jo bash ngat, I shnoshë me u kanë, pa nja dhetë – dymdhjetë sahat, jo me m’rri, e leje ma qysh ishum ba na, As hija e insanit s’kishmi metë.
Edhe hajt e per Sojevë, niherë. Qanej i rake udha.
Janë kanë pas ra do stubllanë aty, Shefki i njofke. Kishmi ymyt qi na japin ka ni pikë ujë, se per bukë, nuk ishmi t’sigurtë. Vej tamel n’paçin naj gja, edhe ata, se, ku ta dishë qysh i kanë puntë.
Hala sabahle, Neper qat mraz, hinum n’;Sojevë.
– Shefk, a jav di ku i kanë shpijat, bre? p’e veti.
– Tybe, jo, po e vesmi najkan, qillon najkush atypari udhes, po m’thotë.
Hej bela…
Po nja ni çerek e sa, bamë atypari dej sa i gjetëm.
Dha zoti, gjinë t’nershëm, bre ! Naj kanë qitë ka ni taz tamel, n’aborr, se mrena katije s’hinum, se qysh me hi pej morrav.? A me jav shti edhe atyne , a ? Ju kallzumë dogri, per Zotin. “Rrini ma larg neve, se na ka ra tifuzi, e mos t’ju marrim n’qafë”, ju thamë.
Kur e kapercymë Tankosiqin, poj tham Shefkit:
– Tash kah gjysa e udhes dikun jemi, po tybe zuni me na l’shue takati e, nisi me na hyp apet nifar munimi. Ama, qysh me u nalë, ku me hi ?
N’Breg Kllokotit kur kem dalë, shpijen tonë e kemi pa, mirë. Po, nryshe ish me pa, e nryshe me mujtë me shkue para territ, dej aty.
S’di as vetë qysh na kanë punue kamtë dej n’Partesh.
Aty, kemi laku kah Ura e Ives, edhe kemi dalë, n’atanë Moraves, kah Nasala.
– Shefk, bre, dej n’Zheger diqysh me m’rri na, po … po aty Çepurit perpjetë e dej n’Terzija, a mujna me dalë, se ?!
– Hajt be Sadik, se si t’kenë ba Zoti emën, po vallahi.
Shefki, ma i fortë se unë, edhe gajretgji…
Te ara e Nikollës, ku i kemi shpijat sod, jemi nalë te ajo kojsia manteper ares, n’skej udhe e kemi pushue ni hamle.
Dulë baci Jetish, se na pa, naj pruni do ujë, sa m’i lagë pak buztë, se kush guxojke bash me pi sa kish qef ?! Jo tybe, .. edhe jemi nis Kodrës perpjetë.
Kah asht udha sod, u kanë vej ni shteg , sa me kalue me kali, jo ma shumë, dej n’Koder t’Mullinit. Aty dalshmi tamanile n’udhë. Po a po mujna, se ? Shefki thojke: po, po …
Te Guri i Keq, zuni me u l’shue terri.
Shyqyr qi borë s’kish. E, per mraz, e kapercejshmi ma kollaj.
Ama. kejt atë perpjetez unë e shtyna tuj u pshtetë n’krah t’Shefkit, se jo tybe mej dal n’krye asaj udhe.
Kur erdhum te Sokaki i Terzive, ner shpinë e Hasanit, aty ku lakojke udha per kah mahalla e Shefkit, ai u nal:
– Sadik, po t’qes dej te laura Abazit, e unë po kthej teposhtë, e ti pej atyhit, nuk e ki ma larg, shkon diqysh.
Qysh m’i thanë, jo Shefk, s’bajke se kamtë s’m’punojshin ma.
O, vallahi, edhe sod nuk e di qysh kam shkue pek laures Abazit e dej te shpia, as nuk e di sa kam ba.
Vej qentë kanë lehë e janë flukë kah dyrtë e ares, ner shpi, qaty permi bunar janë kanë.
E kam njoftë zanin e grues teme kur ju ka vikatë, se po me m’hanger, edhe a ikë e ka hi mrena, se nuk m’njofti. A kanë terr, pak, po mujke hala me ua pa figura e njerit, po unë vej n’eshtna e n’qato tesha veshë, kisha metë, as katerdhetë kille insan, jo …
Ka dalë Rufati e m’u ka afrue.
– Po aga Sadik tek koka, bre …edhe kanë grratë gjinja.
Te ni lis n’aborr m’i kanë hjekë teshat e jav kanë dhanë flakën.
O pasha Zotin, krisshin morrat tuj u djegë, si kapsolla.
Gruja jeme me tezen Hanë, si fmijen m’kanë la, m’kanë pshtjellë e, m’kanë shti mrena..
Tek mas ni muji m’ka ardhë era insan ( njeri ) …