E fotografuan qytetarët, shoferi në Ferizaj ndëshkohet me 300 euro për tejkalim të parregullt
Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të parregullt, pas pranimit të një informate të shoqëruar me fotografi nga qytetarët.
Rasti ka ndodhur më 18 prill 2025, rreth orës 07:53, në fshatin Bibaj të Ferizajt. Sipas Policisë, shoferi I. G., 23 vjeç, shtetas i huaj, ishte duke drejtuar një veturë të tipit Opel Astra me targa vendore, kur ka kryer tejkalim të gabuar nga ana e djathtë të disa automjeteve – veprim ky i ndaluar me ligj.
Po ashtu, qytetarët janë inkurajuar të raportojnë shkeljet e rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar numrat emergjent: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Policia garanton se të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

