Lutfi Haziri pas betimit si deputet: Republika, mbi të gjitha!
Pas betimit, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Republika do të jetë mbi te gjitha.
Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:
Republika, mbi të gjitha!
Në ditën e rënies së kolosit, Sali Çekaj, rezistues në kohë të vështira e komandant në kohë lufte, dhamë betimin si deputetë të Kuvendit të Republikës.
Bashkëveprimtarët e Sali Çekajt të LDK-së, bashkëluftëtarët si dhe djali, Hyseni, nga institucioni më i lartë ligjvënës, Kuvendi i Republikës, i bëjmë homazh veprës së tij heroike, sikurse edhe të gjithë heronjve e dëshmorëve të kombit, me zotimin për më shumë dashni për
Republikën!