E frikshme: Kodra përpak sa nuk e përpiu shtëpinë
Përveç vërshimeve që janë shkaktuar në disa pjesë të qytetit dhe fshatrave të Mitrovicës, probleme janë paraqitur edhe me shembje të dheut.
Në fotografitë e siguruara nga Jepi zë, shihet se një pjesë e dheut në fshatin Frashër ka rreshqitur.
Kodra përpak sa nuk e ka përpirë këtë shtëpi, e cila zor se do të gjejë qetësi në këtë gjendje, ku asgjë më nuk është e sigurtë, derisa sipër saj qëndron një tokë e lëvizshme.
Sipas banorëve kjo rreshiqtje e dheut ua ka rrezikuar shtëpitë dhe pronat e tyre.
Ndryshe, sot është raportuar edhe për një rrëshqitje të dheut edhe pranë tunelit në lagjen Bair.