E frikshme: Ndërpritet ndeshja në Premierligë, kapiteni i ekipit mysafir bie pandjenja në fushë
Është ndërprerë ndeshja mes Bournemouthit dhe Lutonit, e vlefshme për Premierligë, pasi kapiteni i ekipit mysafir, Tom Lockyer, kolapsoi në fushë.
Ndeshja ishte e barabartë 1:1 dhe kur po zhvillohej minuta e 70-të, kapiteni i Lutonit 29-vjeçar ra në tokë.
Ndërhyri menjëherë stafi mjekësor, ndërsa lojtarët shkuan drejt zhveshtores.
Stafi mjekësor i Bournemouthit ka konfirmuar se Lockyeri është i vetëdijshëm.
Lockyeri kolapsoi në fushë edhe në finalen e plejofit për t’u ngjitur në Premier League sezonin e kaluar. Ai shpëtoi dhe vendosi t’i kthehej prapë futbollit.