E FUNDIT / Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Xhudistet kosovare vazhdojnë të na bëjnë krenarë me sukseset në garat ndërkombëtare.
Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare që janë duke u zhvilluar në Algjeri.
Krasniqi sapo ka përfunduar luftën e saj me kundërshtaren Ana Puljiz nga Kroacia.
Distria pa shumë mund arriti që t’ia fitojë Kosovës medaljen e parë në këto lojëra që po mbahen në Oran të Algjerisë.

