E FUNDIT: Vendosen barrikada në disa lokacione në veri

Për momentin po vendosen barrikada në disa lokacione në veri të Kosovës.

Në orën 15:00 ka rënë sirena e alarmit në Mitrovicë dhe Zveçan.

Sipas informacioneve të deritanishme nga terreni, barrikadat janë vendosur në Rudar, si dhe në Leposaviq.

Për momentin nuk ka asnjë informacion zyrtar se pse po vendosen barrikada, por vendimi për bllokimin e rrugëve pasoi dy arrestimet më të fundit në veri të Kosovës, në mesin e të cilëve, sipas informacioneve të mediave të caktuara, është një nga ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Barrikadat pasuan edhe vendimin e Policisë së Kosovës për të shtuar praninë e saj në veri të Kosovës dhe incidentet para zyrave të komisioneve zgjedhore komunale në Mitrovicë dhe Leposaviq.