E gjen vëllain në shtëpi pa shenja jete
Një qytetar në Pejë e ka gjetur në shtëpi pa shenja jete vëllain e tij. Vdekja po hetohet, thuhet në raportin e policisë.
Rr. Mehmet Bajraktari -Pejë 27.11.2020-11:25 Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në shtëpinë e tyre kishte gjetur vëllain i tij, pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse policore, mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML, thuhet në raportin e policisë.

