Vdes një i burgosur në burgun e Dubravës

Një i burgosur në burgun e Dubravës ka ndërruar jetë. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një 49 vjeçar, i cili ishte duke e vujatur dënimin për vrasje.

Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë.

Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se viktima F. Ll ka  pësuar infrakt.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:30, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet F. Ll , i lindur më 1971.

I burgosuri, rreth orës 15:46 me rekomandim të mjekut të Q.K. Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë.

Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se F. Ll kishte pësuar infrakt.

I njëjti ishte i dënuar për veprën penale: vrasje.

Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion/Mediafokus/