E godet me veturë biçiklistin pas një mosmarrëveshje
Një person në Ponesh të Gjilanit është arrestuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm pasi ka goditur me veturë biçiklistin, shkaku i një mosmarrëveshje.
Fsh. Ponesh, Gjilan 03.12.2021 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me veturë ka goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Si pasoj, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

