E humb betejën me virusin një 85-vjeçar në Gjilan
Një 85-vjeçar në Gjilan e ka humbur sot betejën me virusin Covid-19, raporton Mediafokus.info
M.H. (1936) nuk ka arritur ta mund virusin vdekjerurës, i cili po merr jetë çdo ditë në Kosovë, ku sot janë raportuar 13 të vdekur.
Përndryshe, prej fillimit të pandemisë, në Gjilan e kanë humbur betejën me Covid 112 persona, 63 rezultojnë të spitalizuar, kurse 258 raste janë aktive. /Mediafokus.info

