E konfirmon Haziri: I infektuari nga Gjilani është një 56 vjeçar

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se i prekuri i fundit me Covid-19 nga kjo komunë është një 56 vjeçar, raporton Mediafokus.info.

Haziri ka njoftuar përmes faqes së tij zyrtare se Qendra Operative po e hulumton historikun e takimeve.

Ja njoftimi i plotë:

#Dita26

Të nderuar qytetarë, sapo jemi njoftaur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, se një bashkëqytetar i yni i lindur më 1964, ka rezultuar pozitiv në testim me #Covid19.

Qendra Operative dhe Komitetit Emergjent i Gjilanit po e hulumtojnë historikun e takimeve në mënyrë specifike.

Ndërkohë, tre të prekur nga komuna jonë janë shëruar plotësisht dhe 14 të tjerë janë pa simptoma dhe probleme shëndetësore, prej të cilëve dy po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Ju lutem mos u shqetësoni, por vetëpërmbahuni nga takimet. Këto janë dy javët vendimtare të luftës me të panjohurën.

#ruajeveten #ruaniprindërit #ruanigjyshërit #ruanifëmijët #ruajefamiljen #ruajelagjen #ruajeqytetin

/Mediafokus.info/