E konfirmon Lutfi Haziri, ky është kandidati më i përfolur për Prishtinën

Nënkryetari i parë i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur për kandidatin e ardhshëm për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të vjeshtës, raporton Mediafokus.info.

Në emisionin “Desku”, Haziri ka konfirmuar se po bisedohet me arkitektin e njohur që jeton në Londër, Përparim Rama.

“Zotëri Rama është njëri prej emrave që është diskutuar nga kryetari i LDK’së. Ata (Abdixhiku-Rama) bisedojnë për mundësinë e kandidimit për kryetar të Prishtinës”, ka thënë Haziri.

“Emri i tij është përtej LDK’së, VV’së e partive tjera”, shtoi Haziri./Mediafokus.info/