PDK i përgjigjet me video Vetëvendosjes: Çka ka Albini, tregon Martini

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje pas videos së dytë “çka ka çka s’ka.

PDK-ja në videon e saj e ka trajtuar skandalin e raportuar të Maritn Berishajt, duke thënë se “Çka ka Albini – kallxon Martini”.

Partia opozitare tregon sesi skandali i madh financiar ka marrë përmasa ballkanike.

“Historia e aferës milionëshe e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, akuzat e ngritura ndaj tij, mbrojtja e pakuptueshme dhe e dyshimtë nga krerët institucional, lidhja me Kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje! Përkundër përpjekjeve, e vërteta nuk do të mund të fshihet”, thuhet ndër tjerash në videon e PDK-së.

Kjo parti politike në mënyrë kronologjike ka treguar fillimin e skandalit e deri në raportimet e fundit që e përfshijnë Martin Berishajn në një skandal financiar.

Berishaj në Kosovë është duke u hetuar për shmangie të tatimit.

Ndiqeni videon në linkun më poshtë:

https://fb.watch/ifEMcvdj0B/