E konfirmon policia: Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në Gjilan
Policia e Kosovës konfirmoi se para dy orësh në Gjila ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një person.
Ky është njoftimi i policisë:
Sot, me 10 prill 2020 rreth orës 12:10 në rr. “Halim Orana” në Gjilan, ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku janë përfshirë një automjet dhe një motocikletë:
Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete, sipas mjekut kujdestar.
Edhe drejtuesi i automjetit (1995) “Opel Corsa” ka pësuar lëndime dhe për momentin është ne kurim e sipër në spitalin e Gjilanit, por jashtë rrezikut për jetë.
Policia e Kisovës njësitet e trafikut janë duke i udhëheq hetimet rrethë këtij rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve, thuhet në njoftimin e policisë, të lëshuar nga togeri Ismet Hashani./mediafokus.info

