Një burrë gjendet i vdekur në rrethana të dyshuara

Një burrë në Prishtinë, në rrethana të panjohura deri tani, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Rasti është hapur për hetim si vdekje e dyshuar.

Prishtinë  13.10.2022 – 07:55. Viktima mashkull kosovar në rrethana deri më tani të panjohura është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.