E mori pazarin ditor dhe ia mbathi

Një person në Gjakovë do të përgjigjet për ‘keqpërdorim besimi’ pasi e ka marrë pazarin ditor në një pikë karburanti dhe nuk i është lajmëruar pronarit.

Rr. Xhafer Lipoveci, Gjakovë, 28.04.2021 – 18:05. Me 04.05.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti me datën e incidentit kishte marrë pazarin ditor në pompën e derivateve dhe nuk ishte lajmëruar më. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.