E mitura dhunohet në motel
Një vajzë e mitur ka raportuar se është dhunuar në një motel në Mitrovicë, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë Jugu, 03.03.2021-17:02. Viktima femër kosovare, e mitur ka raportuar se para dy muajsh në një motel është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)

