E mitura shtatzënë shkon në QKUK, policia ia arreston prindërit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në QKUK një e mitur në repartin gjinekologjik ka shkuar shtatzënë.

Sipas policisë ajo ishte duke bashkëjetuar me një të mitur tjetër.

“Raportohet se e mitura është pranuar në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një të mitur”, njoftoj policia.

Policia lidhur me këtë rast ka arrestuar prindërit e të miturës dhe të miturit tjetër.

“Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarit janë intervistuar të dy prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit) meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit (prindërit) dërgohen në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.