E nxori nga shtëpia pasi nuk u kujdes për nënën e tij

Një person në Podujevë është arrestuar nën dyshimin për vetëgjyqësi, pasi ka nxjerrë nga shtëpia viktimën, me arsyetim se ajo nuk ishte përkujdesur për nënën e tij. 

Podujevë 18.10.2021 – 10:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pas me të dyshuarin mashkull kosovar në lidhje me pronën-shtëpinë e saj, nuk ishte lejuar të qëndrojë në shtëpi kinse ajo nuk ishte përkujdesur për nënën e të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)