E pabesueshme: Çka po kërkon gjithë ky lum njerëzish në fushën gurore

Me mijëra kërkues thesaresh vërshuan në fshatin KwaHlathi në Afrikën e Jugut, të bindur se zona mund të përmbaje diamantë.

E gjitha nisi pasi një burrë atje gjeti një gur që dukej si Kristal në një fushë të hapur dhe i lajmëroi të gjithë për zbulimin e tij. Gurët nuk janë analizuar ende nga ekspertë të gjeologjisë.

Autoritetet i kanë kërkuar njerëzve të largohen nga zona e mësyrë dhe të lejojnë zhvillimin e një verifikimi të duhur nga profesionistë.

Autoritetet lokale ndanë një video në Twitter, ku shprehnin shqetësim lidhur me ato që i quanin “ethe të diamantëve”. Aty shkruhej se po ndiqnin me shqetësim raportet e aktiviteteve të paligjshme të gërrmimit në KwaHlathi. Kjo nuk i ka penguar nejrëzit të vazhdojnë kërkimet.

Dëgjuam fjalë se u gjet një diamant përpara tre apo katër ditësh. Erdha ta shoh me sytë e mi. Ishte ora 7 e pasdites kur mbërrita dhe kam gërrmuar gjithë natën. I gjeta disa gurë. Shkova në shtëpi dhe u ktheva prapë. Që prej mëngjesit të djeshëm nuk janë larguar më, vazhdoj të kërkoj”, thotë banori Bongumusa Msimanga.

Mund të ketë vërtet diamantë sepse ky vend është shumë afër lumit. Kemi gjetur mjaft gurë. Mendoj se ajo që të gjithë po gjejnë tani është kuarc, nuk kemi një ekspert me vete për momentin. Më vonë do ta mësojmë saktësisht”, tregon një tjetër banore, Hlengiwe Mlambo.

Afrika është e pasur me diamantë; prodhuesi më i madh i saj, Botswana renditet i dyti në listën globale me diamantë të cilët janë përgjithësisht më të mëdhenj dhe më cilësorë se sa të vendit të parë në botë për nga vëllimi i prodhimit të këtyre gurëve të çmuar, Rusisë.