E pabesueshme: Është 10 janari, por liqeni i Përlepnicës larg kuotës maksimale të akumulimit të ujit

Është 10 janari, por liqeni i Përlepnicës është ende larg kuotës maksimale të akumulimit të ujit, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Aktualisht ky liqe, që e furnizon me ujë pjesën më të madhe të Gjilanit, është mbushur vetëm 19.80 m.

“Niveli i ujit në Liqenin Akumulues në Përlepnicë është 19.80 m, ndërsa kuota maksimale e liqenit është 30.30 m”, thuhet në njoftimin e kompanisë rajonale të ujësjellësit Hidromorava./Mediafokus.info/