E pabesueshme: Kaq persona lejohen të marrin pjesë në dasma

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të lejojë mbajtjen e dasmave, raporton Mediafokus.info.

Sipas vendimit të sotëm, lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve familjare, por vetëm me 10 persona.

‘Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit me më shume se 10 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet”, ka thënë ministri Vitia,

Ndërkaq në pikën 23 thuhet se “Lejohen funarelet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë”./mediafokus.info/