E pazakontë: Plazh në nëntor
Moti i ngrohtë e me temperatura aspak normale për muajin nëntor, ka rikthyer edhe njëherë plazhin në qytetin e Durrësit, raporton A2CNN.
Termometri arriti deri në 27-28 gradë Celsius këtë të diel dhe shumë qytetarë dhe turistë ditorë kishin pushtuar bregdetin e qytetit turistik.
Më guximtarët prej tyre u futën për t’u larë në det, ndonëse në një ditë të zakonshme nëntori duhet të kishin veshur xhup dhe mbase dhe shall.

