Pse Atdheu u largua nga ‘Për`puthen’?

Kosovari Atdhe Xharavina nuk është i pranishëm në emisionin ‘Përputhen’ prej dy-tri ditësh. Mungesa e tij është vënë re edhe nga publiku.

Ditën e djeshme Atdheu vendosi të sqarojë arsyet e mungesës së tij në emisionin më të ndjekur për momentin në trojet shqiptare, që drejtohet nga moderatorja e zgjuar dhe sharmante, Bora Zemani.

Nëpërmjet një InstaStory, Atdheu ka sqaruar se kohët e fundit ka pasur probleme me shëndetin dhe se premton që do të rikthehet sapo të bëhet më mirë.

Atdheu i falenderon të gjjithë ata që u interesuan për mugesën e tij duke thënë se ishte vetë ai që e kërkoi këtë shkëputje.