E pëson keq mërgimtari që shtiu me armë në dasmë, dënohet me 1 vit burg e 400 euro gjobë

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur fajtor dhe dënuar me një vit burgim me kusht dhe 400 euro gjobë të akuzuarin L.H, pasi i njëjti pranoi fajësinë se kishte gjuajtur me armë në një dasmë në vitin 2016.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga gjyqtari i rastit Mentor Hajraj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari H. po ngarkohej nga prokuroria për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.