E reja nga Kamenica, Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut

Sukseseve të shqiptarëve në diasporë i bashkohet edhe Jeta Gashi nga Kosova, e cila së fundmi është punësuar në Institutin e Kimisë Klinike të Spitalit Universitar të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.

Vlen të theksohet se Jeta është lindur dhe rritur në Kamenicë dhe tani do të vazhdojë punën në universitetin më prestigjioz në botë.

Storja e saj e suksesit është model për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kosovë, veçmas për ata që aspirojnë të ndjekin ëndrrat e tyre jashtë shtetit.