E rëndë: Betejën me COVID-19 e humb 51-vjeçari nga Vitia
Një 51-vjeçar nga Vitia është në mesin e dhjetë të vdekurve sot nga COVID-19, raporton gazeta online Mediafokus.info.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2: Kamenicë 3 raste (71, 68, 62 vjeç), Rahovec 2 raste (85, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK./Mediafokus.info/