E rëndë, trupi i shkencëtarit italian gjendet i copëtuar brenda valixhes në Kolumbi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kolumbinë, pasi trupi i një shkencëtari italian është gjetur i copëtuar brenda një valixheje.

Viktima është identifikuar si Alessandro Coati, 42 vjeç, i cili kishte udhëtuar drejt Amerikës Latine në vitin 2024 për të vijuar kërkimet e tij në fushën e biologjisë.

Trupi i tij u zbulua në periferi të Santa Marta, një qytet port në bregdetin e Karaibeve. Hetuesit thanë se shkencëtari italian ishte copëtuar pas vrasjes së tij.

Kryetari i bashkisë Santa Marta, Carlos Pinedo Cuello, ka njoftuar se një shpërblim prej 9,000 paund po ofrohej për informacionin që çon në arrestimin e atyre që janë përgjegjës për vdekjen e Alessandro Coati.

“Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët duhet ta dinë se krimi nuk ka vend në Santa Marta. Do t’i ndjekim derisa të dalin para drejtësisë,” tha ai.

Hetimet janë në zhvillim e sipër për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të krimit.