E rëndësishme për mërgimtarët në Gjermani: Ndalohen vizitat familjare nëse…

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka shpërndarë një njoftim me rëndësi për mërgimtarët që jetojnë atje, lidhur me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Nga data 2 nëntor, në Gjermani do të hyjnë në fuqi këto masa ndalimi për parandalimin e COVID 19:

➡️ Ndalohen takimet e më shumë se dy amvisërive

➡️ Ndalohet mbledhja e maksimalisht 10 personave në hapësirë publike (shkeljet do të jenë të dënueshme)

➡️ Ndalohen bujtjet turistike (udhëtimet jo të domosdoshme private këshillohet të mos realizohen, edhe kur janë në pyetje vizitat familjare)

➡️ Nga data 2 nëntor deri në fund të muajit, në Gjermani ndalohen: shfaqjet (teatro, opera, salla koncertesh, kinema)

➡️ Qendrat e kohës së lirë (panairet, parqet, diskotekat, shtëpitë private)

➡️ Qendrat sportive (pishinat, bazenet, saunat, qendrat e fitnesit), restoranet (kafenetë, baret, klubet, restoranet)

➡️ Sallonet (sallonet e zbukurimt, masazhës, tattoo-së).