Pikëlluese: Humbin jetën tre minatorë
Tre minatorë në Dibër kanë humbur jetën në një minierë në Selishtë në orët e para të mëngjesit. Besohet se vdekja e tyre erdhi si pasojë e asfiksisë.
Policia njofton se tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj” e që kishin humbur kontaktet me familjen, sot rreth orës 03:00 janë gjetur të vdekur në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit.
Bëhet fjalë për shtetasit I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi, F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ata e kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.