E rrallë: Mashtrohet një bankë në Kosovë, deponohet karmonedha 100 euro e falsifikuar

Menaxherja e nj filiali të banke në Viti ka raportuar dje se ka hasur në një kartmonedhë 100 euro e cila dyshohet tê jetë e falsifikuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

FALSIFIKIM I PARASË

Viti 23.09.2022 – 16:00. Ankuesja femër kosovare menaxhere e një filiali të bankës, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 € , e cila dyshohet të jetë e falsifikuar dhe ishte deponuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.