Në Malishevë gjinden eshtra njerëzish

Një person në Malishevë ka hasur në disa mbetje mortore njerëzish derisa ka qenë duke punuar me eskavator, njofton policia.

Fsh. Lladroc, Malishevë 21.02.2022-09:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar me ekskavator, ka hasur në disa mbetje mortore (eshtra të njerëzve). Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë bërë tërheqjen e mbetjeve (eshtrave) dhe me vendim të prokurorit dërgohen në IML.