E rrallë: Sahara zbardhet nga bora
E rrallë, por një e vertetë ajo që ndodhi këto ditë në shkretëtirën e Saharës, e cila u zbardhua nga bora, fenomen ky që këtu ndodhë rrallë.
Fotografitë nga Sahara pasqyrojnë pamjet e pabesueshme të borës në shkretëtirën e Saharasë, pasi një stuhi e çuditshme goditi Algjerinë.
Qyteti Ain Sefra mbulohet nga bora për herë të tretë në 38 vjetët e fundit.
Nga ana tjetër, Ain Sefra nuk kishte parë borë që nga 18 shkurti i vitit 1979, kur pati të reshura që zgjatën vetëm 30 minuta.
Bora kësaj radhe nisi të binte në orët e para të së dielës dhe shpejt mbuloi rërën.
Fotografi Karim Bouchetata tha: “U befasuam me të vërtetë kur u zgjuam dhe pamë borën. Qëndroi gjatë gjithë ditës dhe nisi të shkrihej rreth orës 5 të pasdites”.

