Shiritohet lokali i Andit: ‘Skenë krimi’
Ish-konkurrentit të formatit televiziv ‘Për’puthen’ i është mbyllur biznesi. Mësohet se Andit i është mbyllur lokali Catalyea Lounge, pranë zonës së Inxhinierisë së Ndërtimit, që ai e hapi me shumë bujë.
Lokali i Andit është rrethuar me shiritin ‘skenë krimi’ dhe sipas një dëshmitareje, lokali është mbyllur gjatë natës.
Sipas saj, zhurma e shkaktuar nga lokali mund t`i ketë shqetësuar banorët e lagjes dhe mund të jetë arsyeja e mbylljes.
Andi doli nga emsioni ‘Për`puthen’ si çift me Tean, konkureten simpatike, por që u mor vesh se ky ishte një mashtrim i publikut, sepse bukuroshja kishte krijuar tanimë një lidhje me Beartin, konkurentin nga Kosova.
Së fundi u tha se Andi është në një lidhje me Melisën, e cila mbrëmë braktisi formatin televiziv, por kjo mbetet të shihet. Melisa e mohim lidhjen, por nuk e përjashtoi si mundësi në të ardhmen.