Valentina Bunjaku-Rexhepi kërkon mbështetje nga mitrovicasit

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kandidate për deputete në listën e LDK-së, ka kërkuar mbështetje në Mitrovicë, duke premtuar se do të jetë zëri i minatorëve, studentëve, sportistëve.

“Mitrovicas, siç e dini, ne të Gjilanit jemi shumë të lidhur emocionalisht me Mitrovicën. Këtë lidhje e dinë veçmas studentët që kanë kryer studimet në Prishtinë dhe kujtojnë raportet aq të afërta mes Mitrovicës e Gjilanit.

Mitrovicas, ju jeni në rajonin dhe komunën me më së paku investime. Shumëkush që vjen e ju viziton, nganjëherë i duket sikur koha ka ndalur në vitin 1999. Ju ishit dikur qytet i zhvilluar industrial, i rokut e artit në përgjithësi, revolucion kulturor për Kosovën.

Pas luftës jeni anashkaluar edhe nga PDK, edhe nga LVV, prandaj votojeni LDK-në, me nr. 132, dhe mua me numrin 21, sepse zotohem publikisht se do të jem zë i juaji. Kam punuar shumë për Universitetin Publik “Isa Boletini” dhe jam krenare që u miratua statuti i tij.

Mitrovica, duhet të jetë prioritet i zhvillimit ekonomik dhe mbështetjes me projekte. Unë do të jem zëri i mitrovicasve, minatorëve, studentëve, sportistëve. Për Mitrovicën, e veçmas banorët shqiptarë në anën veriore të qytetit, do të jem zë i vazhdueshëm”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.

#LDK132
#Tina21