E sulmon me thikë ish-bashkëshorten dhe e bën për spital

Një person në Gjakovë është arrrestuar nën dyshimin për ‘vrasje në tentativë’ pasi ka sulmuar me thikë ish-bashkëshorten e tij.

Gjakovë 31.03.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar me thikë ish-bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta është hospitalizuar për tretman të mëtutjeshëm. Thika është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.