E thotë dietologia e njohur: Molla jeshile na ndihmon të humbasim peshë!

Dr Anila Kalleshi, dietologe klinike

Molla jeshile ose e njohur ndryshe me emrin ‘Granny Smith’ eshte fruti që na ndihmon tē humbasim peshë.

Humbja e peshës nuk eshte e thjeshte dhe nuk ka pije magjike apo nje ushqim i vetem qe mund te bazohemi vetem me qellim te humbjes ne peshe, por ka ushqime qe mund te ndihmojne në humbjen e peshës duke na ofruar edhe te mira te tjera shendetesore.

Ne mesin e ketyre ushqimeve qe kane kete perparesi eshte molla jeshile ‘Granny Smith’.

Efektet e molles jeshile qe ka per humbje ne peshe i janë referuar disa studimeve shkencore te bera nga Tufts University.

Studimet kane treguar se keto perparesi te mollës jeshile janë pasi molla jeshile permban sasine me te vogel te sheqerit dhe karbohidrateve dhe permban me pak kalori, ështe e pasur ne fibra dhe konsumimi i saj na mban me te ngopur.

Sipas nje kerkimi shkencor te realizuar nga Washington State University, atribut tjeter i molles jeshile eshte se kombinimi i antioksidanteve dhe fibrave te pa tretshme ndikojne ne mbajtjen e balances te flores bakterore qe konsiderohet si nje kusht per luftimin e mbipeshes, por duhet theksuar se ky studim fillimisht nuk eshte realizuar ne njerez dhe kerkohen hulumtime te mëtejshme per te dhene rekomandime me perfundimtare.

Studimet rreth molles jeshile dhe ndikimin e saj ne humbjen e peshes jane premtuese por e rendesishme eshte se molla jeshile eshte nje super frut qe ofron te mira te panumerta per shendetin.

Në përbërje të mollës jeshile gjenden: ujë, proteina, shumë pak yndyra, sheqer i disa llojeve si fruktozë, glukozë dhe sakarozë, fibra e kripëra minerale si potasi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe vitaminat C, PP, B1; B2, A.

Mban nën kontroll kolesterolin dhe gliceminë. Fibrat si pektina arrijnë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak, duke zvogëluar rrezikun e iktusit apo sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, ajo ndihmon pacientët me diabet, pasi ul nivelin e glicemisë në gjak.

Molla ka pak kalori dhe si e tillë është e përshtatshme të përdoret nga personat që duan të bien në peshë. Ajo krijon ndjesinë e ngopjes dhe rregullon florën intestinale, falë sasisë së madhe të fibrave.

Mollët jeshile zvogëlojnë gjithashtu dhe problemet e mëlçisë, te cilat ndihmojne në parandalimin e çdo mosfunksionimi të sistemit se tretjes e ushqimit, diarrese dhe kapsllëkut, si dhe disa forma të kancerit dhe ADN-së, fale flavonoideve dhe polyfenoleve që ato përmbajne.

Kane efekt laksativ. Molla njihet për vetitë e saj laksative në rast kapsllëku. Ekspertët sugjerojnë të konsumohet një mollë e pjekur në ditë, për të zgjidhur problemet e kapsllëkut.

Sipas studimeve, molla ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e rrugëve të tretjes, venave, variceve dhe disa tipe të tumorit. E gjithë kjo falë polifenoleve, të cilat te molla janë me shumicë.

Një studim italian i kohëve të fundit thotë se molla jeshile parandalon tumoret e gojës, ezofagut, qafës së mitrës, gjirit dhe prostatës.